Ballina Lajme nacionale Ish-diplomati amerikan: Pesë vendet e BE’së i kanë ‘Kosovat e veta’

Ish-diplomati amerikan: Pesë vendet e BE’së i kanë ‘Kosovat e veta’

61
SHPËRNDAJE

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill rikujton se pesë vende të BE-së “kanë Kosovat e veta”, e ai e do të pavarur.

Fjalët për ndryshim kufijsh janë vetëm “simptome” të problemit të Kosovës. Kështu i ka thënë Deutche Welles në gjuhën serbe ish i dërguari special amerikan për Kosovën. Christopher Robert Hill.

“Më vjen keq që në vitin 2019 ende janë pesë vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. I kuptoj arsyet, sepse secila e ka Kosovën e vet”, është shprehur Hill.

“Por, nëse më pyetni për qëndrimin tim, unë e dua Kosovën që është bërë shtet i pavarur, meqë njerëzit e saj kanë dashur që ajo të jetë e pavarur, por që ky shtet i pavarur të jetë i pranueshëm për fqinjët dhe gjithë Europën. Ka ende shumë punë”, ka shtuar ai,

“Mendoj se çështja e Kosovës mbetet çështje që ndan Europën nga qëllimi i saj që të bëhet e tërë dhe në paqe”, është shprehur Hill.

Christopher Hill (66) sot është profesor i praktikës diplomatike në Universitetin e Danverit, i cili përvojën diplomatike e ka nisur që kur ishte 26 vjeç, kur u dërgua të shërbejë në Ambasadën amerikane në Beograd.

Bënte pjesë në treshen për Kosovën, bashkë me të deleguarin europian Wolfgang Petrichin, dhe atë rus – Boris Mayorskin.

-----