Ballina Lajme nacionale Ish deputetja e AAK-së i përgjigjet Pacollit: Taksa nuk do të hiqet

Ish deputetja e AAK-së i përgjigjet Pacollit: Taksa nuk do të hiqet

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zyrtarja e AAK’së i përgjigjet Pacollit rreth heqjes ose jo të taksës ndaj Serbisë.

Zyrtarja e AAK’së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli tha se liderët që po premtojnë se do ta mbajnë taksën ndaj Serbisë, po i gënjejnë votuesit.

Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe e ushtrisë janë punë të kryera nga shefi i saj, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, ish-partnerit i thotë se ka mbetur me një deputet dhe se “s’do të jetë më”, transmeton Gazeta Express.

“Po e dëgjoj Behgjetin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, se ushtria është mashtrim etj. Behgjet po ta rikujtojë se këto janë tema të kryera tashmë edhe shumë tjera do kryhen, por ti nuk do jesh më. Ke mbet me një deputet”, ka shkruar ish-deputetja në Facebook.

Pacolli të martën për televizionin publika tha taksa ndaj produkteve serbe fillimisht ka qenë hap i qëlluar, por gjatë procesit është dashur të adresohen disa probleme vitale për Kosovën.

“Liderët që thonë se nuk do ta heqin taksën po gënjejnë. Nuk është mirë të mashtrohet elektorati”, ka thënë ai.

Ndërsa për qeverisjen e koalicionit PAN, pjesë e së cilit ishte bërë edhe partia e Pacollit, thotë se nuk kanë pasur koordinim.

“Isha ministër i Jashtëm por e kisha shumë vështirë, sepse nuk kisha mundësi të japë asnjë përgjigje për çështjet që ishin në tryezë. Thjeshtë nuk kisha informacion. Politika nuk ishte e koordinuar”, tha ai.

---- ----
----
----- ----
-----