Ballina Lajme nacionale Ish-deputeti i LSI/ Spahiu: Përgjigjet, shërbimi më i madh që i është...

Ish-deputeti i LSI/ Spahiu: Përgjigjet, shërbimi më i madh që i është bërë vendit

40
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim mendon se nxjerrja e përgjimeve të Prokurorisë është një nga shërbimet më të mëdha që i është bërë vendit vitet e fundit.

Përmes një statusi në facebook, Spahiu thotë se përgjimet treguan humbjen e besimit tek Prokuroria dhe Gjykata aktuale, e gjitha e kapur nga Rilindja, nën darën e vettingut.

Madje, shkon edhe më tej, duke thënë se përgjimet legjitimojnë kauzën e drejtë të opozitës për blerjen masive të votës në zgjedhjet e vitit 2017, si dhe implikimin e strukturave kriminale në to.

Ja postimi i plotë në facebook:

Nxjerrja e përgjimeve të prokurorisë është një nga shërbimet më të mëdha që i është bërë vendit vitet e fundit. Tregon humbjen e besimit te prokuroria dhe gjykata aktuale, e gjitha e kapur nga Rilindja, nën darën e vettingut.

Legjitimon kauzën e drejtë të opozitës për blerjen masive të votës në zgjedhjet e vitit 2017, si dhe implikimin e strukturave kriminale në to.

Legjitimon djegien e mandateve dhe daljen nga ai parlament që nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Legjitimon çdo protestë bërë deri më sot por dhe vazhdimin e tyre, deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale dhe të korruptuar.

Legjitimon djegien e mandateve dhe daljen nga ai parlament që nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Legjitimon çdo protestë bërë deri më sot por dhe vazhdimin e tyre, deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale dhe të korruptuar.

 

 

 

-----