Ballina Showbiz Ish-banori i “Big Brother” “përfundon” në burg: Më pëlqen të… (FOTO)

Ish-banori i “Big Brother” “përfundon” në burg: Më pëlqen të… (FOTO)

80
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Valer Kolnikaj është një nga ish-banorët e “Big Brother” që edhe pas përfundimit të spektaklit ka arritur që të jetë i pranishëm në televizion.

Një ditë më parë, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku zbuloi se tashmë e pret një vend i ri pune. Duket se ka ardhur koha që të “tradhtojë” Malësinë, aty ku për shtatë vite punoi si doktor e drejtor.

Pas banorëve të qendrës shëndetësore ku punon prej vitesh, Valeri tanimë do të punojë si doktor në burg. Gjatë bisedës në studio, Valeri u shpreh mjaft i entuziazmuar për punën e re.

Madje ish-banori i “Big Brother” shtoi se kishte shkuar një herë në burg për të parë situatën dhe nga dy orë që i ishte kërkuar të qëndronte, ndenji 5 orë të plota.

“Më pëlqen të punoj me njerëz ndryshe, në situatë ndryshe. Të punosh në një vend ku u është hequr liria dhe kanë nevoja shumë të mëdha. Pasi përveç lirisë u janë hequr edhe shumë gjëra të tjera. Përgjegjësi e madhe dhe vështirësi e madhe për të punuar. Mua s’më pëlqejnë gjërat e lehta, më pëlqejnë vështirësitë”, shprehet ai.

---- ----
----
-----
-----