Ballina Lajme Bota/Rajoni Ish-ambasadori në Suedi: Shqipëria të iniciojë hetimin në Këshillin e Europës siç...

Ish-ambasadori në Suedi: Shqipëria të iniciojë hetimin në Këshillin e Europës siç bëri Dick Marty, të hetohet Serbia

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka thënë se pas deklaratave të politikanit serb nga Vojvodina Nenad Canak për 16 varreza masive të shqiptarëve, Shqipëria duhet të inicojë hulumtim në Këshillin e Evropës ngjashëm me atë të Dick Martit.

“Pas deklaratave te Nenad Canakut per 16 varreza masive te shqiptareve ne Serbi, Shqiperia dhe vendet tjera mike te Kosoves duhet te inicojne nje hulumtim ne Keshillin e Evropes te ngjajshem me ate te bere nga Dick Marti, ne te cilin duhet te perfshihet edhe pergjegjesia e kreut te tanishem dhe te kaluar shteteror te Serbise per kryerjen dhe fshehjen e ketyre krimeve ndaj njerëzimit”, ka thënë ai.

Peci ka shkruar se BE’ja nuk mund të vazhdojë integrimin e Serbisë pa i dënuar të gjithë fajtorët.

“Serbia nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet politik per trajtimin e ketyre krimeve te tmerrshme. Prandaj, BE-ja nuk mund ta vazhdoj integrimin e Serbise pa i denuar te gjithe fajtoret.

Por, njekohesisht Brukseli duhet ta kete te qarte, se kete nuk mund dhe nuk do ta beje Serbia”, ka shkruar tutje ai./botasot

---- ----
----
----- ----
-----