Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa thotë se s’mund të ketë Qeveri pa zgjedhje, ato janë...

Isa Mustafa thotë se s’mund të ketë Qeveri pa zgjedhje, ato janë të domosdoshme

14
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa ka thënë se s’mund të ketë Qeveri pa zgjedhje.

Kryetari i rizgjedhur i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka mundësi që vendi të arnoj Qeverinë e tanishme dhe se vendi do të shkoj me siguri drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kësaj pune i ka dekë nëna”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook sa i përket mundësisë së arnimit të Qeverisë së partisë së tij së bashku me PDK’në.

Mustafa ka thënë se seanca e thirrur për datën 22 gusht nuk duhet në asnjë mënyrë të dështojë për mungesë të deputetëve të shumicës prej 2/3.

“Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit”, ka shkruar Mustafa.

“Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh”

Mustafa ka thënë se qytetarët duhet të bëhen gati për zgjedhje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.

Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit.

Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”.

Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit.

IM

-----