Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa përfundon operacionin mjekësor në Gjermani, kjo është gjendja e tij...

Isa Mustafa përfundon operacionin mjekësor në Gjermani, kjo është gjendja e tij shëndetësore

63
SHPËRNDAJE

Mustafa përfundon operacionin mjekësor në Gjermani, këto ditë fillon punën.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përfunduar me sukses vizitat e fundit tek mjeku në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.

Një burim i mirë informuar në LDK thotë se Isa Mustafa ka pasur operacion mjekësor ‘ndërhyrje’ dhe se e ka kaluar me sukses.

Mustafa pas kësaj në Prishtinë ka ardhur të shtunën, ku edhe pritet që të merr pjesë në zgjedhjet e LDK’së me 3 gusht.
Mustafa i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në qendrën e terapisë fizikale në Gjermani, në të cilën ai dikur kishte qëndruar katër javë gjatë vitit 2018.

Mustafa ka treguar edhe vet se vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Mustafa gjatë një periudhe ishte krejtësisht i palëvizshëm nga duart dhe këmbët, kështu duke lënë të kuptohet se vuan nga kjo sëmundje e rrallë.

-----