Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa nuk përmend vijat e kuqe pë PDK-në e as AAK-në

Isa Mustafa nuk përmend vijat e kuqe pë PDK-në e as AAK-në

14
SHPËRNDAJE

Habit Isa Mustafa, s’ka vija të kuqe për PDK-në dhe AAK-në.

Kreu i LDK’së Isa Mustafa, i cili është duke u përgatitur për t’u rizgjedhur në krye të partisë që e drejton për dy mandate, ka habitur me mesazhet e matura që ka lansuar dje me një postim.

Edhe pse Mustafa dhe partia e tij kanë arsye të kundërshtojnë bashkëpunimin me AAK’në e cila e rrëzoi nga posti i Kryeministrit dhe PDK’në “armike” tradicionale, ai ka zgjedhur të thotë që LDK nuk do të bëjë koalicione me ata që nuk e meritojnë. Por jo duke përdorur fjalë të rënda apo vija të kuqe.

Nuk dihet se cili është qëllimi i tij por Isa Mustafa është shfaqur i moderuar. Dje ai ka përmendur kundërshtarët politikë duke thënë se ka pritur që ata ta urojnë për Kuvendin zgjedhor, por ku ka folur për koalicionet ka qenë i butë. Nuk ka shkruar keq kundër PDK’së ose AAK’së.

“LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt. Sepse njerëzit e çdo partie politike janë njerëz të Kosovës me ide të ndryshme, janë njerëzit tanë” ka shkruar kreu i LDK’së.

Mustafa muaj më parë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Albin Kurtin, por duket se nënshkrimi i tyre nuk do t’i cojë dy partitë tek një koalicion parazgjedhor mes vete. Vetëvendosje ka bërë me dije se LDK u ka thënë që dëshiron të garojë e vetme në zgjedhje,eventualisht për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve.

E duke iu referuar kundërshtarëve politikë Mustafa ka shkruar se në LDK nuk do të ketë karrige.

“Kam pritur dhe pres që edhe kundërshtarët tanë politik të na urojnë punë të mbarë. Nuk i marr serioz as të pjekur ata që na dëshirojnë karriga. Sepse gabojnë. Ulin nivelin e tyre. Në një konkurrencë shumëpartiake ne duhet ta mundim njëritjetrin me vota të qytetarëve, me asgjë tjetër. I marr të prapambetur për nga koha edhe ata që flasin për klika brënda LDK-së. Të tillët kanë rrëshqitur diku në pellgun e fjalorit dhe mendësisë që nuk është e LDK-së” ka shkruar Mustafa.