Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa merr telefonat nga Brukseli, kjo është arsyeja

Isa Mustafa merr telefonat nga Brukseli, kjo është arsyeja

18
SHPËRNDAJE

Kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka marrë një telefonat nga Brukseli.

Dy ditë pas rimori timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u telefonua nga zyrtarë të Brukselit ku u urua për postin e të parit të partisë.

Nga LDK njoftojnë se Mustafa gjatë ditës së sotme përmes një lidhje telefonike pranoi urime nga Zëvendës Drejtorja Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore / Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, znj. Angelina Eichhorst.

“Znj. Eichhorst uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së dhe theksoi zotimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi”, kanë deklaruar zyrtarë të LDK’së.

-----