Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa merr mbështetjen e strukturave në kërkesën për shkarkimin e Kurtit

Isa Mustafa merr mbështetjen e strukturave në kërkesën për shkarkimin e Kurtit

99
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Krerët e degëve të LDK-së në të gjithë Kosovën kanë dalë me komunikatë të përbashkët ku përkrahin unanimisht veprimet e liderit të tyre, Isa Mustafa, pas shkarkimit të Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti. Ata shkruajnë se mbështesin Isa Mustafën në kërkesën e tij për shkarkimin e Albin Kurtit.

“Duke shprehur shqetësimin e thellë rreth situatës pandemike në Kosovë dhe duke konstatuar përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike, strukturat drejtuese qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dalin me këtë komunikatë:

----

“Në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së dhe kryetarin Mustafa, kryetarët e Degëve të LDK-së dhe strukturat e saj përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend. Kryetarët e Degëve presin nga përfaqësuesit tonë në Qeveri dhe Kuvend që të përfaqësojnë LDK-në dhe politikat e saj me dinjitet dhe ta mbrojnë legjitimitetin që e kanë marrë përmes votuesve tanë. Për LDK-në, partneriteti me SHBA dhe aleatët është jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”, shkruhet në deklaratë.

Veliu u shkarkua nga Kurti pas disa deklaratave kundërthënëse me vendimet e qeverisë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka nisur procedurat për mocionin e mosbesimit dhe kërkon rrëzimin e Albin Kurtit.

----- ----