Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa mbledhë kryesinë e partisë, pas dështimit të marrëveshjes me VV-në

Isa Mustafa mbledhë kryesinë e partisë, pas dështimit të marrëveshjes me VV-në

32
SHPËRNDAJE

Dështimi i marrëveshjes me VV-në e detyron Isa Mustafën ta mbledhë kryesinë e partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës para seancës konstituive të Kuvendit do të mbajë mbledhje të Kryesisë së partisë.

Ashtu siç është bërë e ditur përmes një komunikate për media, mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 10:00

Pamjet mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa më vonë do të lëshohet komunikatë.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së, vije pas dështimit që marrëveshja me VV-në të realizohet para seancës konstituive të Kuvendit.

Dy partitë, tashmë kanë bërë të qarta pengesat që janë mes tyre për arritjen e koalicionit.

Që nga fillimi, kërkesa e LDK-së për postin e presidentit si dhe ministria e Punëve të Brendshme tash së fundmi, janë bërë “mollë sherri” që këto dy parti mos të merren vesh për koalicionin që ua siguron atyre qeverisjen.