Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa mbledh sërish partinë, a u vendos për emrin e kryeministrit?

Isa Mustafa mbledh sërish partinë, a u vendos për emrin e kryeministrit?

18
SHPËRNDAJE

Pak ditë pasi u rizgjedh kryetar i LDK-së për herë të tretë, Isa Mustafa sot ka mbledhur bashkëpunëtorët e tij.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka treguar se në këtë takim është diskutuar për seancën e shpërbërjes së Kuvendit dhe për mbledhjen që do ta mbajë nesër Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Mustafa ka thënë se sot nuk është diskutuar për ndonjë emër të LDK-së që mund të jetë mandatat për kryeministër nga kjo parti.

“Seanca që është caktuar më 22 gusht, kryetari Mustafa ka mbledhur për të diskutuar për zgjedhjet që na presin. Nesër do të mbajë edhe takimin me Këshillin e Përgjithshëm ku do të flasim për të gjitha përgatitjet. Ku do të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Kjo ishte tema e vetme që u diskutua në takimin e kryetarit Mustafa me bashkëpunëtorë. Nuk është diskutuar për asnjë emër, për asnjë pozitë. Jo për mandatarin, për bartësin e listës, për asnjë pozitë”, ka thënë ai.

-----