Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa kandidat për kryetar të LDK-së? Ky është paraljmërimi i djalit...

Isa Mustafa kandidat për kryetar të LDK-së? Ky është paraljmërimi i djalit të tij

16
SHPËRNDAJE

Djali i Isa Mustafës paralajmëron sfida të reja për Kryetarin e LDK’së.

Besnik Mustafa ka dhënë mesazhe të reja sot pas shpalljes së kandidaturë së Fatmir Sejdiut e Agim Veliut. Djali i Kryetarit në largim të LDK’së ka publikuar një foto me Isa Mustafën dhe ka shkruar se janë të disponuar për sfidat e radhës.

“Të disponuar për sfidat e rradhës”. Ky është mesazhi i djalit të Isa Mustafës, Besnikut, pasi shpalljes së kandidaturës për Kryetar të LDK’së nga Fatmir Sejdiu.

Bashkë me mbishkrimin se janë të gatshëm për sfida, Besnik Muystafa ka publikuar foto bashkë me Mustafën, i cili javën e kaluar ishte në Gjermani për pushime e kontrolle mjekësore.

Sot Fatmir Sejdiu ka treguar se do të jetë kandidat i LDK’së për Kryetar.

Të shtunën, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti nuk e ka mohuar mundësinë që t’i hyjë garës për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti ka thënë se do të ketë festë më 3 gusht kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së.

“Po punojmë shumë që të kemi një Kuvend i cili do të jetë ceremonial që tregon unitetit e LDK-së në katër anët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai shpreh i bindur se gëzojnë përkrahje të madhe qytetare, por që këtë besim dëshirojnë që ta rrisin.

“Ne qëndrojmë mirë me përkrahjen që e kemi te qytetarët nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 jemi partia me numrin më të madh të votave, jemi grupi më i madh parlamentar, partia me numrin më të madh të komunave dhe të këshilltarëve komunale dhe dëshirojmë të rrisim këtë besim që e kemi nga qytetarët”, ka thënë ai.

-----