Ballina Lajme nacionale Isa Mustafa ka një porosi për Pal Lekajn

Isa Mustafa ka një porosi për Pal Lekajn

14
SHPËRNDAJE

Kreu i LDK-së ka një porosi për Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn.

Lekaj sot deklaroi se opozita po tallet me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë, e pas kësaj deklarate ka reaguar Mustafa, i cili ia kujtoi atij gjykimin e 16 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar të premten për rastin e patentë shoferëve.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, ministri Lekaj e ka gjetur të merret me opozitën.

Postimi i plotë:

Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita.

Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë neper rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet. IM

-----