Ballina Sport Irritohet Xhokoviç: Nuk më detyron dot njeri të vaksinohem, e di unë...

Irritohet Xhokoviç: Nuk më detyron dot njeri të vaksinohem, e di unë çdo të bëj

28
SHPËRNDAJE

Tenisti serb Novak Xhokoviç është irrituar me idenë se çdo njeri në planet duhet që të vaksinohet, që të shmangë infektimin me COVID-19. Ai është kundër vaksimit të detyruar, e madje është gati që të sakrifikojë e të heqë dorë nga tenisi.

Të gjithë lojtarëve të tenisit u është bërë thirrje të vaksinohen kur të rinisë sezoni, edhe pse shkencëtarët kanë paralajmëruar se zbulimi i vaksinës kundër Covid-19 është të paktën një vit larg. Aktualisht numri “1” i tenisit në renditjen e ATP ka mjaft dyshime sa i përket mundësisë për t’u vaksinuar . Në një bashkëbisedim me fansat në “Facebook”, serbi u shpreh:

“Personalisht e kundërshtoj vaksinimin dhe nuk dua që dikush të më detyrojë ta marr një vaksinë në mënyrë që të jem në gjendje të udhëtoj. Por nëse vaksina bëhet e detyrueshme, çfarë do të ndodhë?

Mua do të më duhet ta marr një vendim. Unë i kam mendimet e mia për këtë çështje dhe se a do të ndryshojnë këto mendime me kohën nuk e di. Teorikisht, nëse sezoni do të riniste në korrik, gusht apo shtator, edhe pse duket e pamundur, unë e kuptoj se vaksina do të jetë kërkesë menjëherë pasi ne të dalim nga karantina dhe vaksinë nuk ka ende”, tha Xhokoviç.

-----