Ballina Lajme nacionale Ironia e Ramës: Unë duhet të zhdukem, jo vetëm të iki si...

Ironia e Ramës: Unë duhet të zhdukem, jo vetëm të iki si kryeministër

36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama, në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike dhe përgjimeve, tha se “duhet të zhduket jo vetëm të ikë si kryeministër. Pikërisht këtë ironi përdori Rama, në përgjigje të analistëve, që e akuzojnë atë për ato që thotë Partia Demokratike.

Por, Rama tha “nuk është e vërtet, që Dako e ka minuar Qeverinë”. Ky grup kriminal sipas Ramës, nuk ka përfituar asgjë dhe se kjo është lehtësisht e provueshme. “Grupi kriminal është në burg dhe nuk i ka futur as Saliu, as shefi i revolucionit Luli, por Policia e Shtetit” – ishte përgjigja e kryeministrit.

Gjithsesi në një situatë jo pak të tensionuar, Rama tha se të thuash që “kryeministri ka vjedhur, ka lidhje me krimin, apo me bandat” është njëlloj sikur Gjonmarkaj të kishte ngjashmëri me Ricard Gere.

-----