
Gazetari i njohur, Lutfi Dervishi, ka ironizuar në rrjetin e tij social facebook vendimin e fundit të marrë nga ana e presidentëve të Superiores, të cilët kanë vijuar bojkotin e futbollit.
Dervishi bën një krahasim me presidentët e skuadrave të futbollit të cilët janë bërë bashkë për të mos ndërprerë më futbollin prej Covidit, ndërsa në Shqipëri presidentët janë bërë bashkë për të mos nisur kampionatin.
“Në Europë, presidentët e ekipeve të futbollit, janë bërë bashkë nga halli covidit- dhe duan që kampionatet te mos ndërpriten, këtu presidentët janë bërë bashkë që kampionati të mos nisë….!”, ironizon gazetari Lutfi Dervishi.
Kujtojmë që sot Liga Profesioniste doli me një vendim zyrtarë për të vijuar bojkotin e futbollit, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të plotësojë katër pikat e ngrituara prej tyre. (TemA)