Ballina Lajme Bota/Rajoni Ironia e fatit/ Kina vendos karantinë për personat që mbërrijnë nga Italia

Ironia e fatit/ Kina vendos karantinë për personat që mbërrijnë nga Italia

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kina ka vendosur karantinë të detyruar për këdo që mbërrin nga Italia. Masa e marrë në mesin e shpërthimit të epidemisë së koronavirusit vlen dhe për njerëzit që mbërrijnë nga Koreja e Jugut dhe Irani, një lëvizje kjo që tingëllon mjaft ironike duke pasur parasysh se Covid 2019 nisi pikërisht nga Kina për t`u përhapur më pas në të gjithë botën, duke mbjellë frikë e pasiguri në pjesë të ndryshme të globit.

Por shkak i këtij reagimi duket është bërë fakti që shtatë qytetarë kinezë, pas qëndrimit në Bergamo të Italisë, rezultuan të prekur nga koronavirusi.

Nuk ka më asnjë kontinent në të cilin nuk janë regjistruar raste të sëmundjes me virusin e ri. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se ndërkohë nga kjo sëmundje kanë vdekur më shumë se 3000 vetë. Ndërsa në mbarë botën janë infektuar deri tani rreth 90.000 vetë me virusin koronas. Më së shumti në Kinë – me rreth 80.000 raste.

---- ---- ----
-----