Ballina Lajme Bota/Rajoni Irani – Trumpit-it: Terrorist me kostum

Irani – Trumpit-it: Terrorist me kostum

13
SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë tensionet në mes të Amerikës dhe Iranit.

Irani e cilësoi si një “terrorist me kostum”, presidentin e SHBA-ve Donald Trump, të dielën, pasi ky i fundit kërcënoi se forcat e vendit të tij kanë vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane dhe do t’i sulmojnë shpejt e fuqishëm në rast se Irani sulmon amerikanët apo asetet e tyre.

“Si ISIS, si Hitleri, Si Genghis! Të gjithë i urrejnë kulturat. Trump është një “terrorist me një kostum”. Ai do ta mësojë historinë shumë shpejt se askush nuk mund ta mposht “Kombin dhe Kulturën e Madhe Iranian”, shkroi ministri i Informacionit dhe Telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari-Jahromi në një postim në Tëitter, shkruan Reuters, transmeton lajmi.

Komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, u vr’a të premten në aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani, pas një sulmi ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Vrasja e tij paraqet tensionim edhe më të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Soleimani ishte arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake jashtë Teheranit si kryetar i Forcave Quds të Gardës Revolucionare.

Presidenti amerikan tha se Irani po flet me guxim shumë të madh për shënjestrimin e aseteve të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se janë piketuar 52 lokacione iraniane, disa prej të cilave kanë rëndësi shumë të madhe për Iranin dhe kulturën e këtij vendi, dhe paralajmëroi se ato do të goditen shumë shpejt dhe fuqishëm, nëse Irani sulmon.

Trump tha se kjo shifër paraqet numrin e pengjeve amerikane që u mbajtën të ngujuar për më shumë se një vit nga Irani pasi ishin rrëmbyer nga ambasada amerikane në Tehran. Disa minuta pas kësaj deklarate, faqja e internetit të një agjencie qeveritare amerikane u hakua nga një grup i quajtur “Grupi i Hakerëve Iranianë të Sigurisë Kibernetike

Shefi i ushtrisë së Iranit, Gjeneral Major Abdolrahim Mousavi, të dielën të tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin guximin për konfrontim ushtarak me Iranin.