Ballina Sport Inzaghi-t i pëlqen Vedat Muriqi, Tare në sulm për të marrë sulmuesin...

Inzaghi-t i pëlqen Vedat Muriqi, Tare në sulm për të marrë sulmuesin e Fenerbahçes

18
SHPËRNDAJE

Te Lazio mund të transferohet një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi. Simone Inzaghi do një gjigant për sulmin dhe drejtori sportiv Igli Tare në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud e ka përqendruar vëmendjen nga sulmuesi kosovar.

Ish-lojtari i Teutës dhe Besës në Superiore ka arritur të realizojë 15 gola si dhe 4 asiste në 28 takime të luajtura me verdheblutë, duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Në garë për Muriqin nuk është vetëm Lazio pasi edhe Tottenham interesohet fuqishëm për kosovarin me Mourinho-n që e do në skuadrën e tij, futbollistin që zotëron një gjatësi prej 195 centimetrash dhe konsiderohet një zëvendësues ideal për Harry Kane. Për t’ia shkëputur sulmuesin Fenerbahces, Lazio-s do t’i duhen të paktën 20 milionë euro.

-----