Ballina Sport INTERVISTA/ Diego Armando Maradona: Jam i lumtur që kam arritur t’ju sjell...

INTERVISTA/ Diego Armando Maradona: Jam i lumtur që kam arritur t’ju sjell lumturi njerëzve vetëm përmes një topi

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futbollisti më i madh në botë, kampioni i botës 1986 ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh në spital dhe pasi sot paradite pësoi një atak kardiak. Argjentinasi pak kohë më parë festoi 60 vjetorin dhe me kete rast dha nje prej intervistave te tij te fundit per France Football.

Në biografinë tuaj “Yo soy el Diego de la gente” (Unë jamDiego i popullit në 2000), ju thoni: “Ata më nxorën nga Villa Fiorito dhe më dhanë një shkelm prapanicës ”…

Gjatë gjithë karrierës sime, në thelb më kanë goditur gjithmonë. Në fushë, kam marrë shumë
shkelma, dhe në jetën time jam sulmuar nga të gjitha anët. Disa njerëz madje sulmuan familjen time, vëllezërit e mi, motrat e mia dhe madje Benja (djali i Sergio Agüero dhe Giannina, vajza e tij e dytë) nuk ka mbrtur pa gjë… Por, në fund të fundit, kur mendonj për të gjitha luftërat dhe të gjithë ata fëmijë që vdesin shumë të rinj në
këtë bote, i them vetes se jam i privilegjuar.

Çfarë do të thotë për ju të jeni në Argjentinë përsëri, për të gjetur rrënjët tuaja, pas gjithë këtyre viteve larg shtepise?

Pasi drejtova kombëtaren tonë gjatë Kupës së Botës 2010 (Shënim i redaktorit: eliminimi në çerekfinale kundër
Gjermanisë, 0-4), unë u detyrova të largohem për të bërë punën time dhe për të jetuar pasionin tim në vende te tjera, sepse Julio Grondona (president i Federatës Argjentinase nga 1979 në 2014, vit i vdekjes së tij) nuk më donte.

Kështu që unë shkova për shumë vite jashtë vendit (ai veçanërisht trajnoi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikë) dhe tani unë jam kthyer në shtëpi, për fat të mirë! Ndoshat, rrethanat nuk janë më të mirat me këtë pandemi që është një goditje e vërtetë për të gjithë njerëzit në Amerikën Latine.

Ndërsa mbushni 60 vjeç, cilat kujtime mbani mend nga hapat tuaj të parë te Argentinos Juniors nga 1976 deri në 1981 dhe në Boca Juniors në 1981 dhe 1982, kur ishit vetëm “El Pibe de Oro” (Fëmija i Artë)?

Kur shikoj nga pas unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me atë që kam arritur. Une kam ndjenjën se i kam kënaqur pa masë njerëzit të cilët vinin të më shihnin në stadium apo më ndiqnin përmes televizionit. Jam i lumtur që kam arritur tju sjell lumturi njerëzve vetëm përmes një topi. Kjo është krenaria ime më e madhe.

Më vonë, në Barça, nga 1982 në 1984 dhe në Napoli, midis 1984 dhe 1991, ju e keni njohur më të keqen si dhe më të mirën: dëmtime, tituj, famë, eksese …

Shkova në Evropë për të ndërmarrë sfida të reja, me idenë për të sdifuar futbollin më të mirë. Nuk ishte aq e lehtë për një futbollist të Amerikës së Jugut të shkonte dhe të luante atje në atë kohë, unë e mora mbi vete atë rrezik. Kështu kam bërë gjithmonë, kjo është mënyra ime e të qenit.

Cila do të ishte dhurata juaj e ëndrrave për 60 vjetorin tuaj?

Unë ëndërroj të jem në gjendje të shënoj një gol tjetër kundër anglezëve, me dorën e djathtë këtë herë! (shpërthen duke qeshur.)

Deri në vitin 1995, futbollistët jo-evropianë nuk mundën të garonin për Topin e Artë. Më në fund, France Football ju dha një Top të Artë nderi po atë vit.  A ishte e rëndësishme për ju ta merrni këtë simbol mirnjohjeje?

Sigurisht! Padyshim! Më parë, ne Amerikanët e Jugut, nuk kishim asnjë shans për ta fituar këtë trofe. Në të kundërt unë do të kisha fituar më shumë se një, kjo është e sigurt.Më pas, unë pata fatin që të nderohesha nga France Football dhe, sinqerisht, ishte një gëzim për mua…

Cilët lojtarë aktualë pëlqeni?

Messi dhe Cristiano. Cristiano dhe Messi … Për mua këta të dy janë shumë mbi pjesën tjetër, askush nuk u afrohet atyre. Askush nuk bën as gjysmën e asaj që bëjnë ata.

Nëse do të duhej të zgjidhnit lojtarët më të mirë në histori, për kë do të votonit?

Ka shumë lojtarë spektakolarë që unë nuk kam pasur mundësi për tua parë lojën. Në Argjentinë, ka qenë një portier
mahnitës për të cilin të gjithë flisnin kur unë isha fëmijë. Ai quhej Amadeo Carrizo (portieri i River Plate nga 1945 në 1968) Personalisht, nuk e kashë dot në fushë, por të gjithë e përshkruan atë si një gjeni.

Eshtë edhe Franz Beckenbauer, i cili luajti pak para të filloja karrierën dhe nuk e kryqëzova dot në fushë. Pastaj kur fillova në kampionatin argjentinas, u përballa me disa nga kampionët e botës me argjentinën e 1978. Ata janë harruar nga të gjithë sot, por qenë yje të vërtetë. Nëse do të më duhej të zgjidhja mes atyre që luajnë sot do vija gishtin mbi Xavin dhe Luka Modric, nga mesfushorët. Përpara, do të vendosja Messin dhe Cristianon, pa dyshim.

Zinédine Zidane, Gabriel Batistuta, Cristiano Ronaldo, David Trezeguet, Kylian Mbappé … Të gjithë flasin për ty si për një legjende. A prekesh nga homazhe të tilla?

Jam shumë i nderuar që flasin të gjithë këta lojtarë të shkëlqyeshëm me kaq shume dashuri për mua. kam marëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë këta lojtarë që kanë përmendur karrierën time.

Ekziston një respekt i jashtëzakonshëm reciprok midis nesh dhe kjo është për mua, një kënaqësi e vërtetë që kam qenë në gjendje të flas me France Futboll në 60 vjetorin e lindjes. »

---- ----
----
-----
-----