Ballina Sport Interi rinovon kontratën me dy mbrojtës, merr përgjigje negative nga sulmuesi i...

Interi rinovon kontratën me dy mbrojtës, merr përgjigje negative nga sulmuesi i Barçës

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me dy nga shtyllat e repartit të mbrojtjes, Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij.

“La Repubblica” raporton se mbrojtësi sllovak ka firmosur tashmë kontratën e re me Interin, që do ta mbajë në Milano të paktën deri në verën e 2025-ës, përkundër zërave që flasin për një largim të mundshëm të tij, ndërsa është arritur marrëveshja edhe me holandezin De Vrij, që pritet të hedhë firmën këto ditë.

----

Me De Vrij e Skriniar, por edhe të riun Bastoni, që ka treguar se mund të luajë në nivele të larta, Antonio Conte blindon prapavijën për një kohë të gjatë, ndaj gjatë verës vëmendja do të jetë në gjetjen e alternativave të duhura për ta, teksa synimi kryesor është mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.

Gjithashtu ata po shikojnë të fuqizohen. Emri më i nxehtë që pëlqehet edhe nga drejtuesit e Interit është ai i mesfushorit brazilian Arthur, i cili pasi ka dëgjuar për interesimin që ka Interi për të u ka mbyllur menjëherë dyert zikaltërve duke deklaruar: “ Ndihem krenar që jam kërkuar nga Interi por dua të qëndroj te Barcelona”. Arthur Melo është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2018 kur u transferua për 31 milionë euro nga Gremio.

----- ----