Ballina Sport Interi nuk ndalet në merkato, pas Lukakut tani janë afër marrëveshjes me...

Interi nuk ndalet në merkato, pas Lukakut tani janë afër marrëveshjes me një objektiv tjetër

11
SHPËRNDAJE

Romelu Lukaku tani është një lojtar i Interit, teksa ka mbërritur në Itali, për vizitat mjekësore, dhe nënshkrimin e kontratës.

Por, zikaltërit nuk ndalen këtu, pasi po tentojnë të transferojnë edhe një objektiv tjetër. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, agjenti i Edin Xhekos, është takuar me drejtuesit e Romës për të bërë të mundur transferimin e boshnjakut, tek Interi.

Drejtuesit ziklatër thuhet se janë të gatshëm të plotësojnë çmimin prej 20 milionë eurosh, të kërkuar nga verdhekuqtë.

Drejtuesit e Romës duan ta mbajnë në ekip 33-vjeçarin, por Xheko dëshiron kalimin në “San Siro”, dhe shpreson që marrëveshja të mbyllet shumë shpejt.

The post Interi nuk ndalet në merkato, pas Lukakut tani janë afër marrëveshjes me një objektiv tjetër appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----