Ballina Sport Interi nis shkëputjen, Sanchez vendos ndaj Parma-s

Interi nis shkëputjen, Sanchez vendos ndaj Parma-s

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Interi ka nisur shkëputjen nga vendi i dytë në Serie A, pasi arriti të fitojë 1-2 në ndeshjen e fundit të kësaj jave në Serie A.

Pa Lautaro-n, për zikaltrit vendosi Sanchez në këtë ndeshje, i cili realizoi 2 gola, por sigurisht nuk duhet të nënvlerësohet as puna e madhe që ka bërë Lukaku në këtë ndeshje në fazën sulmuese për skuadrën e Conte-s edhe pse e mbylli takimin me vetëm një asist.

Goli i vetëm për Parma-n u shënua nga Hernani, por pa mundur të gjejë edhe golin e barazimit.

Pas 25 javëve të luajtura, Interi ka grumbulluar 59 pikë, 6 më shumë se Milani i vendit të dytë. Ndeshja e radhës për zikaltrit do të jetë ajo ndaj Atalanta-s në datë 8 mars.

---- ----
----
-----
-----