Ballina Sport Interi mund të përfitojë 70 milionë euro nga shitja e Mauro Icardi-t

Interi mund të përfitojë 70 milionë euro nga shitja e Mauro Icardi-t

25
SHPËRNDAJE

Juventus është në kërkim të një sulmuesi dhe drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të sjellin argjentinasin këtë verë në Torino. Që tani kanë nisur negociatat me PSG-në për të transferuar argjentinasin, në një marrëveshje të gjerë, ku pritet të futen disa lojtarë në shkëmbim.

Parisienët kanë vendosur që të blejnë kartonin e Icardi-t nga zikaltrit për shifrën e 70 milionë eurove, siç e kishin parashikuar në marrëveshjen e huazimit, ndërsa më pas do të shesin sërish në Itali, por këtë herë te klubi torinez, që e kërkon sulmuesin prej 2 sezonesh.

Edhe verën e kaluar Paratici provoi të marrë argjentinasin në Torino, por marrëveshja dështoi pasi as Dybala dhe as Higuain nuk pranuan të largohen nga Torino, ndërsa këtë verë duket se janë pjekur kushtet, sepse ish sulmuesi i Napolit ka kërkuar të lërë bardhezinjtë këtë verë.

Nga ana tjetër Interi është në rolin e spektatorit komod, pasi e ka të sigurt arkëtimin e 70 milionë eurove për kartonin e Icardit, ndërsa nëse ish kapiteni do të përfundojë te Juventus, në arkat e zikaltërve do të përfundojnë edhe 15 milionë euro të tjera.

Kjo pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që PSG mund të blejë Icardi-n për shifrën e 70 milionë eurove në verë, por nëse e shet në një skuadër italiane, do të duhet të paguajë edhe 15 milionë shtesë, ndërsa nëse e shet në një skuadër evropiane, edhe 10 milionë euro shtesë.

-----