Ballina Sport Interi me sytë nga Reali, interesohet për trajnerin

Interi me sytë nga Reali, interesohet për trajnerin

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Skuadra e Interit ka hedhur sytë nga Reali për të marrë shërbimet, këtë herë jo të ndonjë lojtari, por për trajnerin fizik Antonio Pintus.

Pintus ka një raport gjithnjë e më të tensionuar me klubin, veçanërisht nën drejtimin e Julen Lopetegui. Situata është tensinuar edhe me Zidane, e largimi nga “Santiago Bernabeu” shihet si zgjidhja ideale.

----

Inter është aty dhe interesi është serioz, dhe aq më tepër, Pintus ka punuar edhe më parë me Antonio Conten.

Ai ishte pjesë e rëndësishme e viteve të lavdishme të Juventusit dhe Chelsea të Contes.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020, por duket sikur ai do ta ndërpresë atë në fillim me pëlqimin e ndërsjellë që të mund të bashkohet me Interin.

The post Interi me sytë nga Reali, interesohet për trajnerin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

----- ----