Ballina Sport Interi dhe Arsenali nisin bisedimet për shkëmbimin Xhaka – Eriksen

Interi dhe Arsenali nisin bisedimet për shkëmbimin Xhaka – Eriksen

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Granit Xhaka mund të largohet që gjatë merkatoes së janarit nga skuadra e Arsenalit.

Mesfushori me orgjinë shqiptare, por kalon një moment mjaft të vështirë tek “Topccinjtë” dhe klubi londinez ka vendosur për ta nxjerrë në shitje.

E njëjta situatë është duke ndodhur edhe me danezin Christian Eriksen te Interi që nuk po luan nën urdhrat e Antonio Contes.

Kjo ka bërë që dy klubet, Arsenal dhe Inter të fillojnë bisedimet për një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.

Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, pa pasur nevojë që asnjëra skuadër të shtojë para.

Gjithsesi tani i mbetet dy futbollistëve nëse do të pranojnë një lëvizje të tillë në karrierë, pasi që të dy kanë oferta të tjera.

Xhaka kërkohet nga skuadrat gjermane Hertha Berling e Borussia Moenchegladbach.

Ndërkohë për Eriksenin interesim kanë shprehur Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United e Paris Saint Germain.

---- ----
----
-----
-----