Ballina Sport Inter zyrtarizon blerjen e Romelu Lukakut

Inter zyrtarizon blerjen e Romelu Lukakut

11
SHPËRNDAJE

Romelu Lukaku ka kompletuar kalimin e tij nga Manchester United tek Interi.

Transferimin e ka konfirmuar në faqen e vet zyrtare klubi italian, teksa në arkat e Manchester United do të derdhen 75 milion euro.

Belgu është transferuar te skuadra italiane pas pothuajse dy muaj bisedimeve mes dy klubeve dhe që në fund përfundoi me kalimin e lojtarit tek Interi.

Lukaku ishte afër për të kaluar edhe tek rivali i Interit, Juventusi, por gjithsesi sulmuesi do të veshë fanellën zikaltër.

The post Inter zyrtarizon blerjen e Romelu Lukakut appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----