Ballina Sport Inter-Juventus, Ronaldo e Lukaku kanë më tepër gola se 12 ekipe të...

Inter-Juventus, Ronaldo e Lukaku kanë më tepër gola se 12 ekipe të Serie A

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Inter-Juventus është supersfida e përjetshme.

Derbi i Italisë, përballja e dy rivalëve më të mëdhenj të Serie A. Ndeshja bëhet edhe më tërheqëse nga dueli ndërmjet Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo.

Dy lojtarë më stil loje tërësisht të ndryshëm, por që ngjasojnë për numrin e lart të golave që shënojnë.

Pagat e tyre nuk janë të përballueshme për çdo klub. CR7 përfiton plotë 31 milionë euro në sezon, sa katërfishi i sulmuesit belg, por investimi është i justifikuar.

Të dy sulmuesit kanë shënuar së bashku plotë 27 gola në këtë edicion: Ronaldo 15 dhe Lukaku 12. Shifra është më e lartë se golavarazhi i përgjithshëm i 12 skuadrave të Serie A.

Në fakt, vetëm shtatë ekipet e vendeve të para në renditje kanë realizuar më tepër gola, ndërsa Lazio e vendit të tetë është në kuotë të barabartë me dy sulmuesit e jashtëzakonshëm.

Nëse së bashku përbëjnë një dyshe të frikshme, derbi i Italisë është më i rëndësishëm për Lukakun.

Prej transferimit te Interi, sulmuesi ka shënuar në tre ndeshjet derbi të Milanos dhe ndaj Napolit, por nuk ka arritur të gjejë rrjetën kundër Juventusit, Romës, Lazio dhe Atalantës. Në anën tjetër, Cristiano nuk ka asgjë për të provuar.

Në Champions mbetet lideri i Juventusit, ashtu si edhe në kampionat, ku i ka ndëshkuar të gjitha skuadrat e mëdha të Serie A.

Ronaldo ka arritur kuotën e 15 golave për të 15-tin sezon me radhë, ndërsa në total ka shënuar 43 për qind të rrjetave të bardhëzinjve.

Dueli i titullit, Inter-Juventus, pritet të vendoset pikërisht nga dy përbindëshat e golit.

---- ----
----
----- ----
-----