Ballina Sport Inter dhe Fiorentina po diskutojnë shkëmbimin e lojtarëve

Inter dhe Fiorentina po diskutojnë shkëmbimin e lojtarëve

15
SHPËRNDAJE

Interi dhe Fiorentina po diskutojnë një shkëmbim të rëndësishëm Matteo Politano-Christian Biraghi.

Politano u transferua vitin e kaluar tek Interi në formë huazimi nga Sassuolo, ndërkohë që me përfundimin e sezonit, zikaltrit ushtruan të drejtën për blerjen e kartonit të tij.

Por me uljen e Contes në pankinën e Interit, duket se 26-vjeçari nuk do të ketë rolin e protagonistit, ashtu si edhe në sezonin e kaluar.

Nga ana tjetër, ish-trajneri i Chelseas, pëlqen shumë mbrojtësin që ka dalë pikërisht nga akademia e Interit.

Një marrëveshje e tillë pritet të konkretizohet në rast se Politano jep miratimin për kalimin te Fiorentina.

Sipas akordit mes klubeve, lojtarët do të shkëmbeheshin në huazim.

The post Inter dhe Fiorentina po diskutojnë shkëmbimin e lojtarëve appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----