Ballina LifeBizare Instagram-i heq postimet e dietave dhe kirurgjisë kozmetike!

Instagram-i heq postimet e dietave dhe kirurgjisë kozmetike!

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Instagrami ka vendosur të marrë masa të ashpra lidhur me postimet që kanë të bëjnë me dietat dhe kirurgjinë kozmetike.

Platforma për shpërndarjen e fotografive sqaroi se postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që promovojnë produkte “të mrekullueshme” për humbje peshe, nuk do të shfaqen fare.

Këto ndryshime janë të vlefshme edhe për Facebook-un, që e ka Instagramin në pronësi të tij. Arsyeja e një lëvizjeje të tillë, nga sa shpjeguan nismëtarët e saj, është që Instagrami të jetë një vend pozitiv për të gjithë përdoruesit e tij.

“Kjo politikë”, thanë ata “është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që mund të ndiejnë ndonjëherë njerëzit për shkak të rrjeteve sociale”.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me ekspertë të politikave të medias sociale. Kohët e fundit, sa vjen e po rriten shqetësimet mbi efektin që po krijon tek njerëzit industria kozmetike dhe dietat përmes promovimit të objektivave të parë nga specialistët si jorealiste.

---- ----
----
----- ----
-----