Ballina AKTUALE Inspekcioni komunal në krye të detyrës, e mbyllë edhe një kazino për...

Inspekcioni komunal në krye të detyrës, e mbyllë edhe një kazino për mos rrespektim të orarit

192
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe një kazino tjetër e qytetit është mbyllur sot, si pasojë e mos respektimit të masave për eliminimin e pandemisë Covid-19 të vendosura nga Shtabi Republikan i Krizave dhe Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit. Shqiptimi i dënimit kap vlerën prej 300.000,00 dinarëve.

Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, dy subjekteve ekonomike ‘Fast Food” iu është shqiptuar dënimi prej 150.000,00 dinarëve për mos respektimin e masave të caktuara.

----

Inspekcioni komunal i Bujanocit apelon të gjithë pronarët e subjekteve ekonomike që të respektojnë masat, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Përndryshe, do të detyrohen të marrin masat e nevojshme ligjore.

Zero tolerancë për mos respektim të masave!
Ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve!

----- ----