Ballina Lajme nacionale Injorohet Meta, OSBE/ODIHR “në krye të detyrës” për zgjedhjet e 30 Qershorit

Injorohet Meta, OSBE/ODIHR “në krye të detyrës” për zgjedhjet e 30 Qershorit

10
SHPËRNDAJE

Pavarësisht qëndrimit të Presidentit, Misioni i vëzhguesve te OSBE/ODIHR-it në vendin tonë duket se i ka injoruar deklaratat e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe po vijon normalisht punën e tyre për vëzhgimin e zgjedhjeve. Çka do të thotë se OSBE/ODIHR, dy organizatat që certifikojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e njohin datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh në vendin tonë.

Pas regjistrimit edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë vijuar takimet e tyre me kandidatët për bashkitë.

Ndonëse, na ndajnë edhe pesë ditë nga data e zgjedhjeve, OSBE/ODIHR ka sjellë qindra vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet, që do të thotë se misioni i cilëson zgjedhjet e 30 qershorit si zgjedhje normale. Si në çdo palë zgjedhje të mëparshme, OSBE/ODIHR po ndjekin të njëjtën praktikë.

Ndërkaq, vëzhgues të misionit të OSBE/ODIHR, të drejtuar nga Audry Glover u takuan sot me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kandidon në këto zgjedhje për një mandat të dytë.

“I lumtur që prita në një takim Amb. Audrey Glover, e cila drejton Misionin e Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri! Pas vëzhguesve afatgjatë tashmë të akredituar, presim që qindra vëzhgues të tjerë afatshkurtër të mbulojnë Tiranën dhe 60 bashki të tjera përgjatë fundjavës”, shkruan Veliaj në Twitter.

-----