Ballina Lajme Bota/Rajoni Infermieret në Britani me qese mbeturinash në kokë, mungojnë pajisjet mbrojtëse (FOTO)

Infermieret në Britani me qese mbeturinash në kokë, mungojnë pajisjet mbrojtëse (FOTO)

32
SHPËRNDAJE

Infermirët e një spitali në Britani janë fotografuar të veshura me qese plastike në kokë e në trup teksa spitali Northëick Park në Londër ka shpallur emergjencën prej mbushjes së të gjithë shtetërve të kujdesit intensiv nga koronavirusi.

Spitali dha alarmin vetëm 24 orë pas mbylljes së qarkullimit në Britani teksa infermieret e dëshpëruara po bëjnë lutje urgjente për maska, veshje trupore e doreza.

Spitali në fjalë ka raportuar deri tani 6 vdekje nga COVID-19, dhe ka disa dhjetra pacientë në terapi intensive. “Jemi të dekurajuar nga ajo që po shohim ditë pas dite, natë pas nate” komentohej në fotot.

“Kërkojmë përmirësim të veshjeve personale mbrojtëse, jo të blejmë vetë çizmet, të cilat do të rimbursohen më vonë. Kështu na ka thënë kryeminsitri të krijojmë mjetet tona të mbrojtjes” – tregojnë ato për mediat vendase.

Një nga infermieret shtonte në kushte anonimati se ishin detyruar të vishnin qese plastike mbeturinash pasi “nuk kishin zgjedhje tjetër”.

“Kemi nevojë për pajisje mbrojtëse menjëherë. Jemi duke u kujdesur për koleget tona që janë infektuar,si mund të jetë e drejtë kjo? Ka aq shumë njerëz në terapi intensive me ventilim, shumë me asma e diabet. Nuk pushojnë së kollituri, nuk ndalojnë dot!”.

-----