Ballina Lajme Bota/Rajoni Infektoi botën me virusin vdekjeprurës, Kina bën deklaratën e papritur

Infektoi botën me virusin vdekjeprurës, Kina bën deklaratën e papritur

44
SHPËRNDAJE

Një deklaratë e re dhe e papritur vjen nga një zyrtar i lartë kinez, i cili ka qenë i angazhuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Lin Bin, gjatë një interviste për mediat vendase pranoi për herë të parë se pandemia e koronavirusit është një test që tregoi dobësinë e sistemit shëndetësor publik në Kinë.

“Vendi tashmë duhet të rrisë masat për parandalimin e sëmundjeve, të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe mbledhjen e të dhënave”, deklaroi Bin.

Kina është akuzuar kohët e fundit nga shumë vende perëndimore se iu përgjigj shumë me vonesë shenjave të virusit kur ai shpërtheu në Wuhan dhe nuk paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar nga rreziku që i kanosej. Ajo ka refuzuar çdo kërkesë për një hetim ndërkombëtar të pavarur në lidhje me origjinën e këtij virusi.

Një doktor që u përpoq të lajmëronte autoritetet për koronavirusin në muajin dhjetor u ndalua duke iu thënë që të mos bënte komente false. Më vonë ai ndërroi jetë nga Covid-19 në një spital të Wuhanit.

-----