Ballina Lajme Bota/Rajoni Infektohet me koronavirus ish-ndihmësi i ngushtë i liderit Suprem të Iranit

Infektohet me koronavirus ish-ndihmësi i ngushtë i liderit Suprem të Iranit

22
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Iran bëjnë me dije se kreu i Parlamentit, Ali Larijani është zyrtari më i lartë i regjimit iranian që infektohet me koronavirus.

Ali Larijani mban postin e kryetarit të parlamentit prej 12 vitesh. Ai është një anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Irani dhe ish ndihmësi i ngushtë i liderit Suprem Ajatollah Khamenei.

Larijani nuk garoi në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe pritet që të zëvendësohet në këtë detyrë, por pasuesi i tij ende nuk është caktuar.

Deri tani në Iran kanë humbur jetën nga koronavirusi 3160 persona dhe janë infektuar mbi 50 mijë të tjerë.

-----