Ballina Showbiz Infektohet me Covid Rudina Magjistari, ja si do vijojë emisioni i saj

Infektohet me Covid Rudina Magjistari, ja si do vijojë emisioni i saj

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Infektohet me Covid Rudina Magjistari, ja si do vijojë emisioni i saj

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është infektuar me Covid-19 dhe këtë e bëri të ditur sot gjatë emisionit që e ka prezantuar nga shtëpia e saj.

Përmes një lidhje me Skype Rudina tregon se në fillim është infektuar bashkëshorti i saj dhe më pas simptomat i janë shfaqur edhe asaj.

Deklarata:

“Përshëndetje të dashur miq, sot ndryshe nga çdo herë tjetër në programin tonë, ju përshëndes nga shtëpia ime. Jam në një kënd këtu të improvizuar për të bërë një lidhje me ju drejtpërdrejt nëpërmjet Skype pasi e kisha të pamundur që sot të vija në studio. Pse do thoni ju, e nuk ka arsye tjetër përveç Covidit.

Sigurisht që kam filluar mjekimin me mjekun infeksionit Gentian Stroni, kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me të dhe kam rastin ta falenderoj dhe përshëndes sepse ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar me këshillat dhe sugjerimet e tij.Ne do të vijojmë gjatë kësaj periudhe të karantinimit tim herë pas here me lidhje të tilla por ndërkohë do të të sjellim për ju edhe programe të cilat ne i kemi regjistruar më herët dhe do i transmetojmë”

Infektohet me Covid Rudina Magjistari, ja si do vijojë emisioni i saj
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----