Ballina Lajme nacionale Infektohen disa mësues, mbyllet një shkollë në Shkup

Infektohen disa mësues, mbyllet një shkollë në Shkup

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një shkollë fillore, në Shkup është mbyllur si pasojë e rasteve pozitive të virusit korona në radhët e kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve.

Bëhet fjalë për shkollën fillore, “Vllado Tasevski” në Karposh, ku të infektuar janë dhjetëra mësimdhënës dhe më shumë nxënës të klasës së tretë, të cilët mësimin e kanë realizuar me prani fizike.

Shkolla tashmë do të realizojë mësimin nga distanca në dy javët e ardhshme.

Kjo është shkolla e parë që po mbyllet në këtë vit shkollor, kurse kohë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovski vlerësoi se në shkolla gjendja është stabile dhe se protokollet shëndetësore kundër virusit korona janë duke u zbatuar.

The post Infektohen disa mësues, mbyllet një shkollë në Shkup appeared first on KOHA.

---- ----
-----