Ballina Lajme Bota/Rajoni Infarktet marrin më shumë jetë grash në Europë

Infarktet marrin më shumë jetë grash në Europë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndryshon raporti i viktimave mes meshkujve dhe femrave nga infarktet në Europe. Studimet e fundit tregojnë se ekziston një rritje e theksuar e numrit të atakeve kardiake tek gratë për një serë faktorësh. Gratë në Evropë preken më tepër nga infarkti. Sipas statistikave të fundit rezulton se si pasojë e infarktit dhe iktusit  vdesin 43% e grave,  kundër 38% tek burrat.

Krijimi i patologjive kardiovaskulare tek gratë e burrat është e ndryshme, pasi mashkulli ka qenë gjithnjë më i prekur. Por statistikat e viteve të fundit tregojnë që shifrat kanë ndryshuar, kjo për disa shkaqe. Faktorët e rrezikut që ndikojnë ndahen në dy grupe, ku në pjesën e parë dallohen të njëjtët si tek gjinia tjetër, pra duhani, kolesteroli i lartë, hipertensioni, diabetit, mungesa e lëvizjeve, obeziteti dhe kequshqyerje.

Por tek gratë shtohen edhe disa faktorë të tjerë tipik femërorë, si menopauza e parakohshme, sëmundjet autoimune, si artriti, lupus, tiroidet, që kanë pasoja të rënda. Sipas mjekëve shifrat e tregojnë që ekziston një rritje e theksuar e numrit të atakeve kardiake tek gratë, madje patologjitë kardiovaskulare prekin gruan 3 herë më shumë se të gjithë tumoret femërorë bashkë, ndër të cilat gjiri, mitra dhe mushkëria.  Ekspertët apelojnë se duhet më shumë vëmendje në kurim por edhe parandalim.

The post Infarktet marrin më shumë jetë grash në Europë appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----