Ballina Lajme Bota/Rajoni Indonezia merr ngarkesën e parë të vaksinës anti-Covid

Indonezia merr ngarkesën e parë të vaksinës anti-Covid

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Indonezia ka marrë ditën e diel ngarkesën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Kina, ndërkohë që vendi është bërë gati për programin e vaksinimit.

Presidenti Joko Widodo njoftoi se aktualisht janë marrë 1.2 milionë doza të vaksinës që Indonezia e ka testuar që prej muajit gusht.

Sipas kreut të shtetit, një ngarkesë tjetër prej 1.8 milionë vaksinash do të mbërrijë në vend në ditët e para të muajit janar.

Testime për vaksinën e Sinovac janë duke u zhvilluar dhe në Brazil dhe Turqi dhe rezultatet për eficencën e saj pritet të zbardhen në ditët në vijim.

---- ----
----
-----
-----