Ballina Lajme nacionale Incidenti Molliqaj – Abazi, policia del në vendin e ngjarjes

Incidenti Molliqaj – Abazi, policia del në vendin e ngjarjes

25
SHPËRNDAJE

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj sonte kanë pasur një përleshje.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni pasi Haki Abazi i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.

Pas një debati me polemika të ashpra në Pressing mes Molliqajt e Abazit, kjo raportohet të ketë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

Haki Abazi ka thënë se duke dalë nga studio është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Këtë e ka mohuar kandidati i PSD’së për deputet.

Policia e Kosovës ka arritur në objektin ku mbahet emisioni Pressing, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.