Ballina Lajme nacionale Incidenti/ E shau Thaçin hajdut, policia e Kosovës arreston aktivistin e Vetëvendosjes...

Incidenti/ E shau Thaçin hajdut, policia e Kosovës arreston aktivistin e Vetëvendosjes (video)

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një aktivist i Vetëvendosjes u arrestua nga policia pasi bërtiti “hajn” dhe “pronto”, ndërsa presidenti Hashim Thaçi po jepte konferencë për shtyp.

----

Drejt tij shkuan truprojat e kreut të shtetit, si edhe uniformat blu, ndërkohë që nga njerëzit e jerm aty afër u kërkua që të lirohej.

Policia ndaloi Veron Hasanin, i cili ka qenë kandidat për deputet në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Aktivisti tentoi të futej brenda oborrit të Kuvendit, në kohën kur presidenti mbante fjalim, pas votimit të qeverisë Hoti. Gjatë arrestimit, qytetarët kanë kërkuar nga policia, që ta lënë të lirë Hasanin.

Deputetët e Lëvizjes vetëvendosje bojkotuan seancën e sotme, për votimin e qeverisë Hoti në shenjë proteste. Avdullah Hoti është kryeministri më i ri i Kosovës. Me 61 vota pro 24 kundër dhe 1 abstenim Hoti mori votëbesimin e Kuvendit. Në seancën e zhvilluar sot në Kuvend, Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra. Avdullah Hoti u mandatua nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, pas mocionit të votëbesimit që rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit.

----- ----