Ballina Sport Incidenti Andi Lilës, Rama: Është qesharake, i them Andit që të ketë...

Incidenti Andi Lilës, Rama: Është qesharake, i them Andit që të ketë mbarësi në opozitë

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e krijuar me ish futbollistin Andi Lila, tashmë kandidat i PD për deputet.

I pyetur në emision “Real Story”, Rama tha se ky “incident” është qesharak, që po e cilësojnë si një diktature të vendosur në Shqipëri.

“Për rastin e Andi Lilës, është qesharake që media zmadhon ngjarje të tilla. Unë jam interesuar se ç’punë ka policia në këtë mes dhe më thanë që nuk ka qenë policia e shtetit, por ajo bashkiake.

E kam marrë në telefon kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe më tha që ka qenë drejtori i sporteve i ka thënë largohu, e kështu, ç’rëndësi ka kjo.

Zmadhimi i kësaj ngjarje që janë si simptoma të një diktature të vendosur në Shqipëri është shumë qesharak. S’ka lidhje me mua kjo fare s’ka lidhje me kandidimin e Lilës në PD.

I them Andit që të ketë mbarësi në opozitë se për të fituar do kujtojë fitoret e Kombëtares sepse fitoret me PD do presi një kohë të gjatë. Zmadhimi i këtyre ngjarjeve në media nuk është i denjë për një personalitet të një ekipi kombëtar që mban fanellën kuqezi. Lila s’duhet ta lejonte kryetarin e tij që ta zmadhonte këtë ngjarje”, tha Rama

---- ----
----
-----
-----