Ballina Lajme Bota/Rajoni “Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 17 vjet”/ Ja çfarë...

“Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 17 vjet”/ Ja çfarë thotë studimi i fundit

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Disa forma të gripit të zakonshëm mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga Covid-19, sugjeron një studim shkencor i realizuar së fundi në Singapor.

Sipas të njëjtit hulumtim të realizuar nga ekspertë të imunologjisë, imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 17 vjet. Pacientët që kanë pasur gripëra të shkaktuar nga viruse të familjes së Covid 19, të quajtura betakoronaviruse, mund të kenë krijuar imunitet ose kalojnë një formë shumë më të zbutur të sëmundjes.

----

Betakoronaviruset,  më konkretisht OC43 dhe HKU1, shkaktojnë ftohje të zakonshme por edhe infeksione të rënda në gjoks tek pacientët më të moshuar dhe ata më të rinj. Ata kanë shumë karakteristika të përbashkëta me koronaviruset Covid-19, MERS dhe SARS, të cilat kanë kaluar që të gjitha nga kafshët te njerëzit.

Koronaviruset mendohet se janë shkaktare për deri në 30 për qind të të gjithë griprave, por nuk dihet konkretisht se sa prej tyre janë pasojë e betakoronaviruseve.Tani shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova se një lloj imuniteti mund të krijohet për vite të tëra falë “qelizave T të memories” nga sulmet e viruseve me një përbërje gjenetike të ngjashme – madje edhe në mesin e njerëzve që nuk kanë pasur ekspozim të ditur ndaj Covid-19 ose SARS.

Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e trupit dhe formojnë linjën e dytë mbrojtëse të sistemit imunitar ndaj sulmeve virale. Efekti mbrojtës I këtyre qelizave ndaj Covid 19 duhet të provohet me verifikime të mëtejshme, por ekspertët thonë se pacientët që e morën veten nga sëmundja vdekjeprurëse e mushkërive Sars në 2033-shin, dëshmuan reagim imunitar ndaj proteinave kryesore të zbuluara tek Covid 19.

----- ----