Ballina Lajme nacionale Ilir Sinani hap marketin “MOLLA” NË HAAG TË OBERBAYERN TË GJERMANISË

Ilir Sinani hap marketin “MOLLA” NË HAAG TË OBERBAYERN TË GJERMANISË

298
SHPËRNDAJE

Biznesmeni i njohur Shqiptarë nga Kosova, ka hapur marketin e parë Shqiptar me prodhime vendore nga Kosova, Shqipëria, dhe nga trevat Shqipë folëse në regjionin e Ballkanit, ku ka lidhur kontrata të shumta me bujqë të ndryshëm për importimin e produkteve të ndryshme nga vendlindja në Gjermani.

Market MOLLA


Marketi Molla, do të ju jetë një ndihmë për bizneset e vogëla dhe bizneset e mëdha në Kosovë, Shqipëri për të importuar produktet e tyre në Gjermani.

Sinani në fjalimin e hapëjes së “Market Molla” tha: Me rastin e hapjes së Marketit “Molla”, në qytetin Haag në Oberbayern, ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje, posaçërisht znj. Elisabeth Schätz – Kryetare e Komunës së qytetit Haag, z. Arten Hanku – Konsull Gjeneral i Republikës së Shqipërisë, z. Rexhep Demiri – Konsull Gjeneral i Maqedonisë veriore, si dhe të gjithë biznesmenëve shqiptarë në Gjermani, z. Vllaznim Kelmendi, z. Burim Hazrolli, z. Lulzim Maliqi, z. Artur Gashi dhe z. Claudius Artz.

Është kënaqësi dhe njëkohësisht krenari të bëjmë promovimin e produkteve ushqimore të vendit tonë Kosovës, edhe në Gjermani. Uroj dhe shpresoj në të ardhmen të kemi më shumë markete të tilla, ku shqiptarët të ndihen më afër vendit dhe traditës së tyre, thotë pronari Sinani, biznismeni e humnitari i njohur në diasporë e në Kosovë.

-----