Ballina Lajme nacionale “Ilir më dëgjo, mos e trash me hapa alla-Sali, se…”, Rama nuk...

“Ilir më dëgjo, mos e trash me hapa alla-Sali, se…”, Rama nuk i ndahet Metës!

31
SHPËRNDAJE

Pak orë më parë Kuvendi i Shqipëri me 100 vota pro, përfshirë këtu edhe ato të opozitës së re miratoi rezolutën kundër Presidentit të Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve, çka i hap rrugën procedurave për shkarkimin e tij.

Kryeministri Edi Rama menjëherë më pas u nis drejt Prrenjasit për takimin e radhës elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit që sipas tij s’i luan as topi. Dhe për të treguar që ka qenë koherent, duke ndjekur zhvillimet nga Presidenca, Rama tha se Taulanti i ka treguar për Metën që nxori këshilltarët e tij, të cilët folën për një datë të re zgjedhjesh.

“Më tha Taulanti që presidenti ka nxjerrë ca ekspertë që paska thënë se po shikon mundësi në për një datë tjerët, dhe deri sa të vendoset kjo datë, kryetarët e bashkive do rrinë në zyrë Një tjetër pjellë kjo… 30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri dhe as Saliu, artisti me fallxhoren jo e jo. Katër aventurierë të bashkuar dhe një tufë qorrash në udhëheqjen e atij grupimi politik, nuk na ndalojnë dot që të ecim drejt përpara, dhe pavarësisht se na pengojë dhe shqetësojnë njerëzit, ata jo vetëm që nuk djegin dot Shqipërinë, por do digjen në sytë e shqiptarëve siç e kanë merituar”, tha Rama.

Duke u justifikuar se nuk e kanë me të betejën por me Shqipërinë në BE, Rama i ka bërë thirrje Presidentit që të reflektojë pas votimit të rezolutës sot në Kuvend, me 100 vota.

“Dua t’i them Ilirit, që ta lexoje me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota, të reflektojë mbi opinionin e përfaqësisë më të lartë dhe të mos e trashë më tutje zullumin. Nuk është as burrëri, as zgjuarsi që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë, se ka bërë një faj nga Shqipërisë, dhe pse ndjesa nuk e lanë dot, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Çdo hap më tej alla Sali, nuk ndihmon, dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë, dhe një situatë që e kanë shkaktuar me qëllim nga ata”, u shpreh Rama.

-----