Ballina Lajme nacionale Ilir Deda e quan hajgare vendimin qe Kuvendi të shpërbëhet me 22...

Ilir Deda e quan hajgare vendimin qe Kuvendi të shpërbëhet me 22 gusht

10
SHPËRNDAJE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që shpërbërja e Kuvendit të bëhet me 22 gusht.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda e ka quajtur hajgare vendimin e marrë sot nga Kryesia e Kuvendit që Kuvendi të shpërndahet më 22 gusht.

Deda përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim nuk po përputhet me deklaratat e të gjithëve që ‘sa më parë të shkojmë në zgjedhje’.

“Sa më parë të shkojmë në zgjedhje” e thënë prej të gjithëve nuk po përputhet shumë me vendimin për shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht. Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër me 6 gusht, nëse me të vërtetë “sa më parë” duhet të shkojmë në zgjedhje. Hajgare”, ka shkruar Deda.

-----