Ballina Sport “Ilaix rinovon me Barçën falë Koeman, pa atë shumë talente s’do luanin...

“Ilaix rinovon me Barçën falë Koeman, pa atë shumë talente s’do luanin dot”

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ilaix Moriba është një nga zbulimet e mëdha të këtij te Barcelona. Talenti nga Guinea ka mundur të fitojë besimin e trajnerit Koeman dhe treguar se ka talent dhe në një të ardhme të afërt mund të marrë frenat e mesfushës së Bayern Munchen.

Javën e kaluar ai gjeti golin e parë me Barcelonën, duke plotësuar një ëndërr që shihte edhe me sy hapur, çdo ditë, të shënojë me fanellën e Barcelonës. Në fakt nuk ishte vetëm ëndrra e tij, por edhe e familjarëve.

 

Për mediet spanjolle ka folur babai i tij, Mamady Moriba. Ai tregon momentin e madh të shënimit të golit, asistin e të cilit e dha Messi, dhe besimin që Koeman i ka dhënë Moribas dhe talenteve të tjerë katalanas, të dalë nga La Masia.

“Kur Ilaix shënoi, unë përfundova në gjendje shoku. Nipi nisi të qante, të gjithë vrapuan nëpër dhomë, por unë kisha ngrirë, nuk mund të lëvizja. Ishte ëndrra e familjes sonë dhe Ilaix e bëri atë të vërtetë. Rinovimi? Falë Ronald Koeman, mendoj se ai do mbetet te Barça 100%. Përse të largohet?

 

Në atë moshë nuk ia vlen të rrezikosh duke shkuar në një ekip tjetër kur ke një trajner, që në një ndeshje të komplikuar si ajo ndaj Sevillas, vë bast për djalin nga La Masia. Po të mos ishte Koeman, disa nga këta lojtarë të rinj nuk do të ishin në ekipin e parë. I jemi shumë mirënjohës atij”, u shpreh babai i Ilaix. /abcnews.al

The post “Ilaix rinovon me Barçën falë Koeman, pa atë shumë talente s’do luanin dot” appeared first on Abc News.

---- ----
-----