Ballina LifeBizare Ilaçi i ri shton për 50 për qind mbijetesën e grave me...

Ilaçi i ri shton për 50 për qind mbijetesën e grave me kancer gjiri

34
SHPËRNDAJE

Sipas një studimi, mijëra gra të reja që vuajnë nga kanceri i gjirit në fazë të zhvilluar mund të jetojnë më gjatë duke iu falënderuar zbulimit të një ilaçi të ri.

Terapia e ribociclibit, e cila e pengon rritjen dhe shtimin e qelizave të kancerit, mundësoi që gratë e reja që iu nënshtruan asaj të kenë 50 për qind më shumë gjasa të jenë të gjalla pas tre vjetësh e gjysmë.

Gratë që e përdorën këtë terapi jetuan mesatarisht 23.8 muaj pa zhvillim të mëtutjeshëm të kancerit, krahasuar me 13 muaj për gratë që përdorën terapi të tjera.Kjo është hera e parë që përmes një studimi dëshmohet efekti i gjeneratës së re të terapive, të cilat kombinohen me terapitë e hormoneve për ta zgjatur mbijetesën e pacientëve dhe për ta parandaluar përhapjen e kancerit në organizëm.

Kanceri i gjirit te gratë që ende nuk kanë hyrë në periudhën e menopauzës është shpesh më i rëndë dhe më i vështirë për t’u trajtuar.Rreth 1500 gra të Britanisë së Madhe do të mund të përfitonin nga përdorimi i terapisë së re, e cila kushton rreth 35 mijë funte në vit, shkruan “Independent”.

-----