Ballina Sport Ikona e tenisit/ Fillimet dhe tërheqja e një legjende (FOTOT)

Ikona e tenisit/ Fillimet dhe tërheqja e një legjende (FOTOT)

9
SHPËRNDAJE

Maria Sharapova njoftoi tërheqjen nga tenisi profesionist, në moshën 32-vjeçare. Lajmin e dha vetë Sharapova me anë të një letre të publikuar në “Vanity Fair”.

Si mund ta lësh pas të vetmen jetë që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat, ku je stërvitur që e vogël, nga sporti që dashuron, që të dhuroi lot dhe lumturi, ku ke gjetur një familje dhe ku të kanë mbështetur tifozë përgjatë 28 viteve? E kam për herë të parë këtë, kështu që, ju lutem, të më falni. Tenis, po ndahem nga ty”, tha ajo.

Në vitin 2016, rusja rezultoi pozitive për doping në Australian Open dhe u dënua me 15 muaj pezullim. Sharapova u përpoq të rikthehej në nivele të larta, por dëmtimet në shpatull e penguan të tregonte formën e saj më të mirë.

Sharapova ka fituar gjithsej 5 Grand Slam-e në karrierën e saj: Wimbledon (kur ishte 17 vjeç), US Open, Australian Open dhe Roland Garros (2 herë). Dëmtimet e shumta penguan karrierën e saj, pasi tenistja ruse konsiderohej në fillimet e veta, si një ndër më premtueset në botë.Gjithsesi, falë pamjes së saj, ajo u kthye në një nga ikonat e tenisit, duke ndikuar që ky sport të kthehej në popullor.